LAJM I FUNDIT/ Rikthehet Arlind Ajeti nga minuta e parë, mësoi rreshtimin e Shqipërisë kundër Çekisë

Shqipëria do të luajë sot, duke nisur nga ora 20:45, përballjen kundër Republikës Çeke. Një duel që ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm te tifozët shqiptarë, duke qenë se luhet për kreun e grupit E. Një fitore mbrëmjen e sotme do të bënte që kuqezinjve t’u nevojiteshin vetëm 2 pikë në 2 ndeshjet e radhës në mënyrë që të siguronin biletën për në Kampionatin Europian Gjermani 2024.

Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre për sfidën e sotme. Silvinjo ka hedhur nga minuta e parë Arlind Ajetin në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krahun e majtë të sulmit balotazhin e ka fituar Taulant Seferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online