LAJM I FUNDIT/ Pikëpyetja e shqiptarëve do të marrë përgjigje! Ballkani i Ilir Dajës do të përballet me Bate Borisovin, ka shanse edhe për Strugën e Duros

Ekipet shqiptare kanë mësuar rivalët e tyre në fazën Play Off të Conference League, në rast se do të kalojnë më tej nga turi i tretë. Fatin më të keq e kishte Partizani. Shorti nuk kishte aspak mëshirë për kampionët e Superiores që do të përballen me humbësin e çiftit Astana-Ludogorest në rast se kalojnë Valmerian.

Në krahun tjetër, Struga e Duros ka gjasa reale që të kalojë në fazën e grupeve të Conference League. Kjo skuadër pret në turin e tretë ekipin e Luksemburgut, Sëift Hesper. Nëse kalon më tej, do të përballet me humbësin e çiftit Zrinjski-Breidablik.

Një pikëpyetje e madhe e shqiptarëve do të marrë fund në rastin e Ballkanit të Ilir Dajës. Nëse kampionët e Kosovës kalojnë kundërshtarët e Gjibraltari, Lincoln, do të përballet me humbësin e çiftit Sherif Tiraspol-Bate Borisov. Pra, sipas të gjitha gjasave do të kemi një përballje mes Ballkanit dhe Bate Borisov. Shumë është përfolur në atë eliminim të Partizanit nga Champions League se nëse Ballkani do të luante me bjellorusët, do t’i kishte shkatërruar, por Ilir Daja ka mundësinë që ta tregojë edhe me prova konkrete. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *