LAJM I FUNDIT/ “Nuk na frikëson Italia”! Etrit Berisha tregon problemin e Shqipërisë: Kemi mentalitet ballkanik, lëshojmë pe ndaj Kombëtareve të vogla

Etrit Berisha ishte krah trajnerit Reja si kapiteni i Shqipërisë, teksa është mbajtur konferenca për shtyp para ndeshjes miqësore me Italinë. Portieri i Kombëtares është shprehur se gabimi i vetëm është mentaliteti ballkanik që na shoqëron, teksa lëshojmë jo pak pe ndaj ekipeve të të njëjtit nivel me ne.

“Për ne është shumë e rëndësishme që të tregojmë vlerat tona, veçanërisht pas rezultateve që kemi marrë në Ligën e Kombeve. Kemi kualitetet tona për t’u përballur me Italinë dhe për të dalë me pikë. Gabimet në fund?

Atmosfera është e mirë, por kemi mentalitetin ballkanik që na ndëshkon. Kur kemi ekipe me të njëjtin nivel si ne apo më poshtë, ne lëshojmë pak nga loja jona. Kur kemi Kombëtare të forta, zakonisht nuk kemi gabuar. Ne nuk na frikëson Italia, nuk na frikëson asnjë. Kemi vetëm respekt”, tha Berisha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online