LAJM I FUNDIT/ “Do doja që Shqipëri-Itali të mbyllej 3-3 ose 4-4”, Reja flet për miqësoren: Do të jetë prekëse momenti i himnit

Shqipëria do të përballet ndaj Italisë në mbrëmjen e nesërme. Përpara këtij takimi, në konferencën për shtyp ishte edhe trajneri i Kombëtares, Reja. Ky i fundit u shpreh se kërkon një festë në Air Albania, mes shumë golave të shënuara, por edhe një rezultati pozitiv që do të ngroh tifozët.

“Më shumë sesa rezultati, më intereson loja. Uroj që këtë herë episodet të jenë në krahun tonë. Ka rëndësi për ne ndeshja me Italinë, duhet të tregojmë se kjo skuadër po rritet. Duhet të tregojmë se kemi bërë disa hapa para. Kam shumë besim te lojtarët e mi, do të vazhdojmë me 3-5-2 se na jep siguri. Unë kam luajtur te Napoli me 3-5-2 para 15 vitesh, ndërsa tani Konte dhe Mancini e përdorin këtë skemë dhe quhen si inovator, ndërsa mua më thonin se nuk shkonte mirë kjo skemë. I kam bërë komplimentet Mancinit se ka ndryshuar mënyrën e lojës.

Sigurisht që unë jam i lidhur me Shqipërinë, por jam italian. Në çdo rast tjetër bëj tifoz për Italinë, por jo nesër. Do të doja një 3-3 apo 4-4 (qesh), do të jetë festë. Sigurisht që Berisha nuk do të ishte shumë i lumtur për këtë rezultat (qesh). Do të jetë prekëse kur të dëgjoj të dy himnet nesër në fushë. Kur më tha Duka se u arrit marrëveshja për miqësoren me Italinë, isha shumë i emocionuar”, tha Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online