LAJM I FUNDIT/ Nuk kalojnë as 24 orë, mbrojtësi i Shqipërisë U-21 zyrtarizohet në ekipin e Anglisë

0

Geraldo Bajrami ka ndërruar ambient ditën e sotme. Mbrëmjen e djeshme mbrojtësi i Shqipërisë U21 zyrtarizoi largimin nga Kidderminster Harriers, por pa kaluar ende 24 orë është prezantuar në klubin e ri. Bajrami ka hedhur një hap përpara, teksa ngjitet një kategori më sipër me transferimin e fundit.

Notts County ka zyrtarizuar sot afrimin e futbollistit 22-vjeçar përmes faqes zyrtare në “Instagram“. “Kemi përfunduar marëveshjet e kapitenit të Kidderminster-it, Sam Austin-it dhe mbrojtësit të tyre të vlerësuar së tepërmi, Geraldo Bajrami“, shkruan Notts County në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.