Derbi i Milanos që në javë të pestë dhe Juventus-Inter me Roma-Lacio në të njëjtën javë, zbardhet kalendari i Serisë A

0

Sot është publikuar kalendari i Serisë A për sezonin 2022/23. Liga e Serisë A ka bërë të ditura për sportdashësit ndeshjet e kampionatit të ardhshëm. Derbi i Milanos do të vijë shumë shpejt, teksa të Milani dhe Interi do të përplasen me njëri-tjetrin në javën e 5 dhe të 21-t të kampionatit. Dueli i parë gjen kuqezinjtë si ekipin pritës, ndërsa ballafaqimi i dytë atë zikaltër.

Ndërkohë java e 13 rezervon dy nga derbet më të zjarrta të Italisë. Juventusi pret Interin në Torino, ndërsa Roma pret Lacion në “Olimpiko”. Ndeshjet e kthimit mes tyre do të zhvillohen ne javën e 27 të Serisë A. Në javën e 20, Roma luan një tjetër takim të rëndësishëm, atë kundër Napolit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.