LAJM I FUNDIT/ Nuk ishte në listën e Chelsea për Champions League, Sport Ekspres mëson fatin e Armando Brojës për nesër ndaj Dinamo Zagreb

Chelsea do të rikthehet sërish në fushën e blertë, këtë herë në Champions League. Londinezët do të përballen kundër Dinamos së Zagrebit në orën 18:45 të ditës së nesërme. Në listën e publikuar gjatë ditës së djeshme, Armando Broja nuk ishte në listën A të Chelsea për fazën e grupeve të këtij kompeticioni europian.

Por siç e kemi shpjeguar edhe më herët, për shkak të moshës së vogël, Broja mund të përdorej në çdo moment nga Tuchel për këto takime, ndryshe nga të tjerët që kanë mbetur jashtë listës A dhe nuk mund të thirren deri në mbarim të ndeshjeve të grupeve.

Shqetësuese është bërë situata pasi Chelsea ka publikuar një video të udhëtimit të skuadrës për në Zagreb dhe atje nuk shihej Armando Broja. Megjithatë sipas informacioneve të siguruara nga Sport Ekspres, sulmuesi i Shqipërisë ka udhëtuar me skuadrën dhe do të jetë gati kundër Dinamo së Zagrebit. Për më tepër ekzistojnë shanset për ta nisur si titullar pas problemeve me Aubameyang që ka pak kohë në stërvitje me Chelsea. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online