Fillon presioni i madh te Chelsea, legjenda e Liverpool: Tuchel e ndërton keq formacionin, nuk fut Armando Brojën

Armando Broja ka arritur që të fitojë vëmendje te Chelsea edhe pa shënuar. Me mënyrën sesi lojtari hyn në fushën e blertë, me grintën dhe dinamikën e tij, i ka bërë për vete tifozët dhe opinionistët e futbollit. Legjenda e Liverpool, Steve Nicol, ka mbërritur deri në atë pikë sa të shprehet se Tuchel e ndërton keq formacionin duke mos futur sulmuesin e Shqipërisë, marrë shkasë nga ndeshja e fundit me West Ham.

“Tuchel thjesht zgjodhi formacionin e gabuar. Kur ke dy lojtarë si Sterling dhe Pulisic që nuk u pëlqen të bëjnë punën e qendërsulmuesit, ke nga krahu tjetër Reece James që ke lojtarin më të mirë për të futur topin brenda zonës. Nga ana tjetër ti nuk ke asnjë qendër përpara. Përse nuk luan Armando Broja? Sapo i ke dhënë kontratë të re, lëre të luajë, lëri pak kohë në fushë. Pastaj mund të fillosh të përdorësh cilësitë e Cucurrela nga njëra anë dhe James në tjetrën. Tucheli e bëri formacionin absolutisht të gabuar”, tha Nicol për “ESPN”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online