Moviola te Kukësi-Partizani/ Debati mes Manushit dhe Jeminit: Po si qenka milimetrik ky pozicioni jashtë loje?

Kukësi është ndeshur ndaj Partizanit në kryendeshjen e javës që lamë pas, duke fituar me rezultatin 1-0. Një ndeshje që ka pasur polemika për arbitrimin, ndërsa për golin e Kristal Abazajt duhej vetëm teknologjia e “Goal-line” për të ndarë përfundimisht diskutimin.

Lorenc Jemini ka bërë moviolën e kësaj ndeshje te “Procesi Sportiv”, duke u shprehur se ka pasur një pozicion jashtë loje të gabuar te Partizani që mund të sillte golin ndaj Kukësit, por edhe një penallti të mohuar në rastin e kapjes me dorë të Idrizaj.

Moviola sipas Jeminit

Pozicioni jashtë loje i Solomon: “Është një vendim i gabuar, pasi lojtari i Partizanit është në linjë. Por kjo është shumë e vështirë për t’u kuptuar pasi bëhet fjalë për milimetra”.

Manushi (Prezantuesi i Procesi Sportiv): “Po si qenka pozicion milimetrik ai? Çfarë po thua?”.

Jemini: “Mos u nxito Manush, duhet që ta shohësh me kujdes. Anësori duhet të shoh topin nga vjen dhe menjëherë pozicionin e lojtarit tjetër. Bëhet fjalë për milimetra. E ka shumë të vështirë, megjithëse unë po them e ka gabuar”.

Manushi: “Po e thua, por e merr lehtë këtë rast”

Jemini: “Nuk po e marrë lehtë, por këtu është e vështirë për anësorin”.

Goli i Kristal Abazajt

Jemini: “Në këtë rast dua t’i besoj arbitrit pas porte. Ai ka pozicionimin e qartë dhe e sheh topin shumë mirë. Unë e kam parë shumë herë dhe ende nuk mund të them nëse ishte apo jo gol. Dyshimet na i shuan vetëm “Goal-line”, por që ka kosto të madhe për t’u instaluar, 100 mijë euro”.

Prekja me dorë e Idrizajt pas gjuajtes së Rrocës

Jemini: “Këtu nuk ka diskutime dhe është penallti e pastër. Lojtari i Partizanit e ka krahun e hapur dhe e bllokon topin, duhej të jepej menjëherë penallti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online