Mario Mitaj ka bërë lëvizjen e shumëpritur. Një lajm i fundit vjen nga Italia me lojtarin e Shqipërisë që ka kryer transferimin që ne të gjithë e prisnim prej disa kohësh. Mitaj do të jetë pjesë e Serisë A, duke u larguar nga Al Ittihad.
Pas disa kohësh në Arabinë Saudite, mbrojtësi shqiptar zgjodhi që të ishte pjesë e kampionatit italian. Ai do të luajë me Genoa-n, në një marrëveshje që është huazim me të drejtë blerje. Brenda pak orësh pritet që të bëhen edhe testet mjekësore për të finalizuar këtë marrëveshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/