Daku përflitet për një transferim te gjiganti rus, zbulohen detajet: Ja sa milionë euro ka kërkuar Mirlindi

Mirlind Daku është krtefjala e merkatos në Rusi. Sulmuesi shqiptar përflitet pèr një transferim të mundshëm në këtë dritare transferimesh. CSKA-ja është ekipi me të cilin emri i Dakut është lidhur këtë verë. Komentatori sportiv Genadi Orlovi ka zbuluar për “Radio Zenit”-in detaje nga negociatat mes palëve. Sipaj tij, pengesë deri më tani është bërë paga që lojtari i Kombëtares kuqezi ka kërkuar. Mirlind Daku i ka vendosur CSKA-së shifrën 3 milionë euro në sezon si kusht për të firmosur me ta.

“Do të shohim se ku do të përfundojë CSKA. Ata aktualisht po garojnë për Dakën. Do t’ju jap menjëherë disa informacione të brendshme: Daka kërkon 3 milionë euro pagë. CSKA nuk mund ta gjejë ende atë lloj page. Kjo është arsyeja pse nuk e kanë nënshkruar ende me të. Por ata kanë nevojë urgjente për një qendërsulmues”, ja treguar Genadi Orlovi./Sport Ekspres/