Granada ka surprizuar me një lëvizje të fundit në stolin e saj. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar pak minuta më parë shkarkimin e tranjerit Robert Moreno. Shkak për këtë është bërë mungesa e rezultateve, teksa bardhekuqtë kanë 9 ndeshje pa provuar shijen e fitores në La Liga.
Trajner i përkohshëm i skuadrës ku luan edhe Myrto Uzuni është caktuar Ruben Torrecilla, i cili është pjesë ekipit të rezervave të Granadës. Një lëvizje që nuk duhej kjo për sulmuesin shqiptar, i cili kishte fituar besimin e Morenos dhe tashmë duhet të bindë edhe trajnerin e ri për t’u bërë pjesë e planeve të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Comunicado | Robert Moreno deja de ser entrenador del Granada CF.https://t.co/DV8b0QinIo
— Granada CF ???? (@GranadaCF) March 5, 2022