Devolli mund ta mbyllë pa e nisur ende mirë! Dinamo i kthehet “dashurisë“ për italianët, piketon ish-lojtarin e Serisë A

Dinamo është shumë larg objektivave këtë sezon dhe duket se as ndryshimet në pankinë nuk kanë dhënë efektin e pritur. Bledi Shkëmbi u largua për t’i lënë vendin Devollit, por as ky i fundit nuk po arrin të sjellë kthesën në rezultate. E për këtë arsye trajneri i nëndetëses mund ta mbyllë eksperiencën e tij te kryeqytetasir pa nisur ende mirë punën e tij.

Dinamo duket se ka ndërmend t’i kthehet “dashurisë“ për italianët. Sipas mediave në vendin fqinj, nëndetësja blu ka piketuar për stolin e saj ish-lojtarin e Serisë A, Rodolfo Vinalin. Ky i fundit nuk ka drejtuar asnjëherë në Shqipëri, ndërsa në të kaluarën e tij ka trajnuar në ligat e ulëta të Italisë. Gjithashtu Vinali ka arritur të fitojë Kupën dhe Superkupën me Koperin si dhe titullin kampion me Olimpjan e Ljubjanës në Slloveni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online