LAJM I FUNDIT/ Grushti i kampionit! Florian Marku i pamposhtur, fiton ndaj francezit në “Wembley” e shqiptarëve

Florian Marku ka arritur që të marrë fitoren e radhës në “Wembley”, që ishte pushtuar nga shqiptarët. Boksieri shqiptar ia ka dalë ndaj Luisetos për të triumfuar ashtu si edhe kundër Prodan, falë vendimit të gjyqtarëve. Megjithëse pritej që ndeshja të rezultonte disi më e lehtë, gjithçka do të përfundonte pas 8 raundeve dhe nuk kishte KO.

Gjyqtarët vendosën që fituesi të ishte Marku me rezultatin total 78-75, pra diferencë e ngushtë. Por kjo fitore ndihmon në statistikat e boksierit tonë që nuk njeh humbje dhe ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në “Air Albania”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *