VIDEO/ Ibrahimoviç nuk mjafton! Tatarushanu bën gafën fatale, Fiorentina i jep humbjen e parë Milanit

Milani ka pësuar sot humbjen e parë në kampionat. Fiorentina ka mposhtur me shifrat 4-3 kuqezinjtë, duke i dhënë kështu një asist Napolit, që ka mundësinë të shkëputet me 3 pikë në krye. Seria e golave nisi me një gafë të Tatarushanus. Portierit të Milanit i ikën topi nga duart dhe në një moment pasigurie lojtarët kuqezinj e shohin sferën të shkojë në rrjetë. Më pas ishte Saponara që dyfishon shifrat me një supergol, ndërsa në minutën e 60 Vlahoviç shënon golin e tretë.

Vetëm dy minuta më vonë Ibrahimoviç përfiton nga një gabim i mbrojtësit të violëve dhe tund rrjetën, gjë të cilën e bën edhe në minutën e 67. Dopieta e suedezit jep shpresë për përmbysje te “djajtë”, por vetëm Ibrahimoviç nuk mjafton. Vlahoviç i jep goditjen e “knock out“-it Milanit, teksa në minutën e 85 të takimit i dërgon shifrat në 4-2. Venuti ngatërron portë në sekondat e fundit, por përsëri kuqezinjtë e Piolit duhet të mjaftohen vetëm me një humbje 4-3./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online