Mino Raiola u raportua se kishte ndërruar jetë nga mediat më prestigjoze në Europë, më veçanërisht në Itali. Megjithatë edhe Marca apo edhe ato britanike nuk ngelën pas me lajmin e rremë që mbërtheu Europën. Krahu i djathtë i Raiolës dhe miqtë e tij janë shprehur se Raiola është ende gjallë dhe lajmet ishin të pavërteta, megjithëse pohuan gjendjen e rëndë.
Ndërkohë para pak minutash një mesazh ka mbërritur në llogarinë zyrtare të Mino Raiolës ku shkruhet: “Gjendja aktuale shëndetësore. Jam i zemëruar se në vetëm katër muaj është hera e dytë që më bëjnë të v.dekur”. /Sport Ekspres/
Current health status for the ones wondering: pissed off second time in 4 months they kill me. Seem also able to ressuscitate.
— Mino Raiola (@MinoRaiola) April 28, 2022