LAJM I FUNDIT/ “E dinim që do vinte shansi i golit”! Trajneri i Vllaznisë e pranon “bombën”: Po flasim për të marrë Shkodran Mustafin, duhet të presim

Vllaznia ka arritur që të fitojë me shifrat 0-1 kundër Erzenit. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Stojanovic. Në minutën e 88 të takimit, lojtari i shkodranëve përfitoi nga gabimi i portierit vendas dhe arriti që të shënonte.

Kaq mjaftoi dhe Vllaznia arriti që të siguronte fitoren e 5 radhazi në kampionat. Me këtë tre pikësh, shkodranët lënë mbrapa edhe Tiranën, duke rritur më shumë anën psikologjike. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Osmani: “Nuk ka sekret, luajtëm mirë dhe të disiplinuar. Pritëm rastin tonë, e dinim që do të vinte rasti ynë për të shënuar. E menaxhuam mirë ndeshjen, kishim qarkullimin e topit. Ne jemi shumë të kënaqur me ndeshjen sot. Në këtë fazë të kampionatit, është shumë e rëndësishme qetësia. Sot kemi luajtur thjeshtë dhe ia dolëm. Po bisedojmë me lojtarë të rinj, kemi nevojë për një fantazist. Shkodran Mustafi? Po është e vërtetë, jemi në bisedime. Sigurisht që bisedime me Shkodran Mustafin nuk janë të lehta, por do të presim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online