Ilir Daja duket se do të shkojë për herën e dytë radhazi në grupet e Conference League. Pas eliminimit nga Ludogorest në Champions League, kampionët e Kosovës do të ndeshen me Larne. Nëse e kalojnë këtë rival në turin e dytë, atëherë në turin e tretë të Conference League i pret Lincoln, një kundërshtar nga Gjibraltari.
Nga krahu tjetër, Struga e Shpëtim Duros duhet të kalojë fillimisht Buducnostin. Kur misioni të kryhet me sukses, në turin e tretë të Conference League i pret fituesi i TNS(Uells)-Sëift Hesiper(Luksemburg). Me rëndësi të madhe është që u shmang derbi i shqiptarëve mes Shpëtim Duros dhe Ilir Dajës në këtë fazë. /Sport Ekspres/