LAJM I FUNDIT/ Tirana mëson rivalin e turit të tretë në Conference League, ja se më kë do të ndeshet nëse kalon Beshiktashin

Pak minuta më parë është hedhur shorti i Conference League sa i përket turit të tretë. Partizani dhe Tiranë kanë njohur rivalët e tyre, nëse do të kalojnë me sukses kundërshtarët e turit të dytë. Partizani e ka punën mjaft të lehtë pasi do të përballet me Athletic D’Escaldes, por të njëjtin fat nuk e ka Tirana.

Bardheblutë do të ndeshen me Beshiktashin dhe në letër, kalimi i turit duket mision i pamundur. Megjithatë futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe surprizat kanë ndodhur në jo pak raste. Fillimisht ishte Partizani që njohu rivalin në turin e tretë të Conference League. Fati i madh për të kuqtë që në turin e tretë e pret fituesi i çiftit Tre Penne-Valmeira. Një tjetër rival shumë i kalueshëm në letër me të kuqtë që do të ishin vetëm një hap larg grupeve të Conference League, faza e Play Off e ndalon.

Nga krahu tjetër edhe Tirana ka njohur rivalin e turit të tretë. Nëse bardheblutë do të bëjnë surprizën me Beshiktash, do të ndeshet me fituesin e Zelejeznicar-Neftci. Me shumë gjasa do të jetë ekipi i Azerbajxhanit që mund të kalojë atë të Bosnje Hercegovinës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online