Diego Lainez, sulmuesi anësor që ishte kthyer në shënjestër merkatoje për shumë klube europiane, i ka dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij. Meksikani 18-vjeçar do të vijojë karrierën në Spanjë, ku ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Real Betis.
? OFICIAL | El #RealBetis y el @ClubAmerica acuerdan el traspaso de Diego Lainez ????
? https://t.co/12N0KFYnTg#Lainez2024 pic.twitter.com/sCzYWgK6pz
— Real Betis Balompié ?? (@RealBetis) January 10, 2019
Për shërbimet e Lainez shfaqën interes të madh klubet e Ajaksit dhe Lionit, por në fund vendosi 18-vjeçari, i cili zgjodhi kampionatin spanjoll. Nga ky transferim, skuadra e Klub Amerikës do të përfitojë 12 milionë euro, ndërsa gjashtë milionë euro të tjera do të paguhen në formë bonuseve në varësi të lojtarit.