Ish kapiteni i kombëtares gjermane është rikthyer të flasë për dështimin e kombëtares gjermane në Botërorin “Rusi 2018”. Lahm i bën thirrje teknikut të kombëtares gjermane për ndryshim.
“Të rinjtë tashmë rriten 100% në qendrat e zhvillimit të të rinjve, ata rriten dhe zhvillohen aty, ambicia e tyre është e qartë: duan të bëhen profesionistë. Kjo detyrimisht i bën lojtarët e rinj egoistë, që nuk është detyrimisht një problem, por duhet menaxhuar më së miri.
“Nëse duam t’u rikthehemi sukseseve me brezat e rinj, duhet që ai (Lëv) të ndryshojë rrënjësisht filozofinë e tij të menaxhimit. Nuk duhet ta mendojë si një dështim personal apo një dobësi, por si një zhvillim i mëtejshëm”.
“Nëse ai do të arrijë t’u tregojë lojtarëve rëndësinë e fanellës dhe të jetë më autoritar në rolin e trajnerit, jam optimist se do të kthehemi më të fortë”, tha Lahm.
Ish-kapiteni foli edhe për skandalin e fotove të Ozilit dhe Gyndoganit me Erdoganin: “Ozil dhe fillimisht Gyndogan nuk e ndjenë të nevojshme të dilnin në publik për të dhënë shpjegime. Kjo duhej t’u ishte komunikuar me shpejtësi dhe qartësi, për të përmirësuar harmoninë në ekip dhe këtu Lëv gaboi”.