Lacio ka fituar sot 3-2 ndaj Lacios në Marassi, në një ndeshje plot emocione e përmbysje të vazhdueshme. Lacio e nisi fort, duke shënuar me Bastos në fillim të ndeshjes, por në pjesën e dytë erdhën 4 gola. Pelegri nisi një duel të jashtëzakonshëm me Imobilen dhe sa herë barazonte talenti i Xhenoas, sërish sulmuesi lacial kthente të tijët përpara.
Në të dy golat e Xhenoas Strakosha nuk kishte faj, sepse i pari pati devijim, ndërsa te goli i dytë Pelegri ishte i vetëm në qendër të zonës dhe goditi shkëlqyeshëm nga një distancë e afërt, duke mos i lënë shpëtim portierit të kombëtares sonë.Portieri shqiptar u vlerësua me notë të lartë pas ndeshjes, 6.5 mesatarisht, duke qenë ndër më të mirët në fushë.
Tani talenti ynë nuk mungon asnjë ndeshje dhe është pronari i portës laciale, sikur të ishte veteran. “Në pjesën e parë nuk preku top, në të dytën mund të bënte diçka më shumë te goli i dytë, por në fundin e takimit i jep fitoren Lacios me pritje të shkëlqyera”.