Lacio po kalon një emergjencë në prapavijë. Luis Felipe i është nënshtruar një operacioni ditën e sotme, që ka përfunduar me sukses. Ndërkohë Fares mbetet jashtë skuadrës si pasojë e një dëmtimi, ndërsa Durmishi është huazuar nga klubi në radhët e Salernitanës ditën e sotme.
Në këto kushte bardhekaltrit kanë hedhur sytë nga tregu i lojtarëve për të përforcuar prapavijën e tyre. Igli Tare është duke shqyrtuar listën e mbrojtësave dhe zgjidhjen duket se e gjen te Napoli. Bëhet fjalë për Maksimoviç, që sezonin e shkuar nën urdhërat e Ançelotit shpesh herë la në stol edhe Elseid Hysajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/