Hyn në fushë për të dalë përsëri, Bekim Balaj ndëshkohet me të kuq pas vetëm 4 minutave

Bekim Balaj ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme. Shturm Grac ka humbur me rezultatin e thellë 4-1 kundër Rapidit të Vienës, ndërsa sulmuesi shqiptar nuk ia doli të jepte kontributin e tij për skuadrën. Në momentin kur takimi ishte në shifrat 3-1 për kundërshtarët, trajneri hedh në fushë lojtarin e Kombëtares kuqezi për të synuar golin.

Por Balaj hyri në fushë për të dalë sërish jashtë saj, teksa do të ndëshkohej me karton të kuq pas vetëm 4 minutave lojë. Sulmuesi nga Shkodra aktivizohet në minutën e 66, ndërsa në të 70-n kryen një ndërhyrje të parregullt pa top, duke rrëzuar rivalin përtokë në momentin kur Shturm Grac ishte duke ekzekutuar një goditje dënimi. Kjo nuk është falur nga gjyqtari i takimit, i cili menjëherë nxjerr nga xhepi i tij kartonin e kuq./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online