Lacio i hap derën një tjetër shqiptar, edhe dy klube të tjara të Seire A në garë për Domgjonin

Numri i futbollistëve shqiptarë në elitën e futbollit italian sa vjen e shtohet. Shumë lojtarë shqiptarë vijojnë karrierën e tyre në Itali, ku edhe po bëjnë paraqitje dinjitoze, duke rritur kështu edhe interesin e klubeve elitare përtej Adriatikut. Elseid Hysaj, Thomas Strakosha, Berat Gjimshiti apo së fundi Marash Kumbulla i kanë dhënë një emër të mirë patriotëve të tyre në Itali, ku kanë filluar t’u besojnë aftësive të tyre gjithnjë e më shumë.

“Calciomercato” bën me dije se Atalanta dhe Lacio janë “në luftë” për shërbimet e Toni Domgjonit, ndërsa interes ka edhe nga Udineze. Bergamaskët nuk kanë shumë alternativa në mesfushë dhe futbollisti që ka mbajtur veshur fanellën e Kombëtares U-21 të Zvicrës shihet si një blerje e duhur. Por për 22-vjeçarin në garë është edhe Lacio. Igli Tare e ka pasur gjithnjë derën të hapur për lojtarët shqiptarë dhe këtu nuk do të bente përjashtim as Domgjoni, me mesfushorin që shihet si një përforcim i mirë për të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online