Iu rikthye shkëlqimit në Zvicër, Gashi: Do e përsërisja menjëherë kalimin në SHBA, dua të jem model për të rinjtë

0

Pas një periudhe 1-vjeçare pa ekip, Shkëlzen Gashi u rikthye edhe një herë në vendin nga ku e nisi gjithçka, në Zvicër. Duket shkëlqimin në kampionatin helvet e ka gjithnjë nga pas dhe këtë po e tregon me fanellën e Araut, ku në 6 paraqitje ka tundur rrjetën 4 herë, pavarësisht se luan në Ligën e Dytë zviceriane.

Në një prononcim të dhënë për mikrofonin e “srf.ch“, sulmuesi shqiptar është shprehur se ende nuk ka arritur formën e tij më të mirë, megjithëse është duke ecur me hapat e duhur. Gashi i rikthehet edhe njëherë eksperiencës në SHBA me Kororado Rapids, të cilën e cilëson si të rëndësishme dhe do e përsëriste përsëri pa e menduar dy herë po të ishte e mundur. Në fund ish-lojtari i Kombëtares kuqezi tregon se ka dëshirë që të jetë një model për të gjithë të rinjtë në botën e futbollit.

“Ka shumë punë nga pas. Nëse i vjel frutat në ndeshje, normalisht që do të jetë një kënaqësi. E di se kam më shumë për të treguar. Duhen edhe disa ndeshje, por jam duke ecur mirë. Kalimi në SHBA ishte një eksperiencë e rëndësishme jetësore për mua. Mendoj se SHBA-të janë një shtet i madh. Do e përsërisja transferimin tim atje menjëherë. Dua që të jem një model për të rinjtë dhe kjo është e mundur vetëm nëse tregoj performancën time”, ka thënë Shkëlzen Gashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.