Gjithçka nisi me një grusht, Gigs rrëfen takimin e parë me Van Galin: Më gjuajti fort në stomak, në fund mbeta unë pa punë

Rajan Gigs është rrëfyer me ish-kolegun e tij, Xhemi Karrager në podcast-in e këtij të fundit, “Greatest Game“, ku nuk ka lënë përmendur edhe histori interesante që nuk i ka treguar më herët. Ish-futbollisti legjendar i Mançester Junajtid ka treguar momentin e parë kur është takuar me Van Galin. Holandezi ishte caktuar trajner i “djajve të kuq”, por takimi mes tyre nisi me një … grusht. Gigs ka thënë se Van Gal e goditi në stomak dhe diçka e tillë e ka habitur, duke mos ditur se çfarë të bënte.

“Unë shkova ta takoja. Kisha një listë të lojtarëve të cilët mendoja se kanë qenë mirë dhe atyre që nuk e kanë aq në formë. Takimi u caktua në një hotel. Ai hapi derën, më pa nga koka te këmbët dhe u largua duke thënë: ‘Je në formë të mirë!’. Pastaj më goditi me grusht në stomak. Ishte gjithashtu gjuajtje e fortë dhe nuk dija çfarë të bëja. Mund t‘ia kisha kthyer, por isha unë që e gjeta veten pa punë. Van Gaal ishte shumë dominues”, është rrëfyer Rajan Gigs./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online