Lacio i bën dalje, Partizani pret përgjigjen e kolumbianit

Prej javësh është bërë publik interesimi i Partizanit për sulmuesin kolumbian Brajan Perea, i cili ka vite që është pjesë e Lacios, por huazohet prej 3 sezonesh dhe as te Peruxhia, as te Trua në Francë e as te Lugo në Spanjë nuk ka arritur të shpërthejë.

Sipas “lazionews24.com”, Lacio tani mendon ta largojë përfundimisht, për dy arsye: lojtari nuk po zhvillohet dhe duhet liruar një vend ekstrakomunitari, për të afruar një futbollist tjetër nga Amerika e Jugut ose Afrika.

Problemi është se asnjë klub nuk e do Perean, ose vetëm falas janë të interesuar, ndërsa Partizani është i vtmi klub që ka shfaqur interes për huazim.

Te Partizani i ofrojnë një vend në formacion dhe shansin për të rindërtuar karrierën, duke parë atë që bëri Ekubani, por tashmë është vetë futbollisti që po mendohet dhe heziton prej javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *