Lacio duhet të ul stekën për vlerësimin e sulmuesit shqiptar, në Spanjë nuk e blejnë për 12 milionë euro

Drejtori sportiv i Mallocas, Pablo Ortells ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur për situatën e Vedat Muriqit. Klubi spanjoll nuk e pranon çmimin e vendosur nga Lacio për këtë sulmues dhe presin një rivlerësim të ri. “Merkato e janarit ishte shumë e komplikuar dhe Muriqi ishte një profil ndryshe nga ai që kishim ne. Drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit por cmimi i vendosur prej 12 milion eurosh duhet të rinegociohet. A do të qëndojë këtu? Sigurisht që ne duam që ai të qëndrojë por kjo nuk varet vetëm nga ne. Skuadra jonë nuk mund ta përballojë çmimin e rënë dakort me Lazio në merkaton e janarit.

A mund të përballojë Mallocas një shumë prej 10 milion eurosh? Në situatën e tanishme ështe e pamundur. Ne po kërkojmë formula të ndryshme dhe kjo çështje është pjesë e negociatave. Që të arrihet një marrëveshje duhet që të tre palët te gjejnë një akord. Nëse Lazio merr një ofertë më të mirë atëhere kjo është diçka që ne nuk mund ta kontrollojmë. Ne do të përpiqemi ta mbajmë këtu sulmuesin, por ne e dimë cilat janë rregullat e futbollit”- u shpreh Ortells. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online