Tifozët e Lacios njihen si nga më të dhunshmit dhe më radikalët në Itali. Në ndeshjen hapëse të sezonit të ri kundër Napolit, lacialët kanë shpërndarë disa fletushka në sektorin ku qëndrojnë.
Të njohur si “Curva Nord” dhe me bindje përgjithësisht fashiste, tifozët bardhekaltër janë kundër pranisë së femrave në sektorin e tyre, sidomos në rreshtat e parë. Aty “luftohet” për ekipin dhe nuk ka nevojë për romanticizëm.
“Sektori ynë përfaqëson një vend të shenjtë, një hapësirë me kod të pashkruar, por që duhet respektuar. U bëjmë thirrje femrave, grave dhe të dashurave që të pozicionohen sipër rreshtit të 10-të. Ata që zgjedhin stadiumin si alternativë romantike, të zgjedhin sektorë të tjerë të stadiumit”, shkruajnë ultrasit e Lacios.