Laçi zgjedh trajnerin e ri, Laska nuk del nga filozofia e klubit

Largimi i Besnik Prengës pas Europa Leagues ka bërë që skuadra e Laçit të nisë punën për zëvendësimin e tij. Presidenti Pashk Laska nuk ka humbur shumë kohë, pasi as kohë nuk ka në dispozicion duke qenë se kurbinasit do të luajnë kundër Skënderbeut për Superkupën e Shqipërisë të shtunen dhe kampionati është në prag.

Laçi ka afruar në krye të skuadrës teknikun Artan Mërgjyshi. Ky i fundit ka patur një bisedë kokë me kokë me numrin një të klubit dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nisur bashkëpunimin mes tyre. Mërgjyshi do të prezantohet nga presidenti Laska para ekipit.

Numri një i klubit nuk ka ndryshuar nga filozofia e klubit të tij, pasi tekniku ka eksperiencë të madhe në Superiore, pasi ka drejtuar ekipe si Dinamo, Besa, Kastrioti, Apolonia, Bylis dhe Korabi. Tashmë, 50-vjeçarin do ta shohim në krye të pankinës së Laçit. Laska ka përzgjedhur Mërgjyshin, pasi ky i fundit njeh mirë dhe sektorin e të rinjëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online