Laçi tenton goleadorin e kampionëve të Armenisë

Vladimir Prenga

Laçi është në kërkim të një sulmuesi, pasi nga bardhezinjtë me mbylljen e sezonit u largua ganezi Emanuel Mensah. Drejtuesit kurbinas po punojnë për të gjetur një lojtar që t’i udhëheqë në sulm dhe deri në këto momente ka disa emra të sugjeruar. Të gjithë vijnë nga tregu i huaj i lojtarëve, pasi në vend zor të gjesh një sulmues, ndaj edhe presidenti Laska së bashku me stafin e tij po vëzhgojnë DVD të lojtarëve të ndryshëm. Së fundmi atyre u është ofruar Mihran Manasyan, golashënuesi më i mirë në kampionatin armen, i cili në dy sezonet e fundit është shpallur kampion me Alashkert. Prej katër sezonesh ai luan me këtë skuadër dhe drejtuesit bardhezinj kanë shprehur interesin e tyre për sulmuesin 28-vjeçar. Ata pritet të mësojnë pretendimet financiare të sulmuesit dhe të bisedojnë në lidhje me një marrëveshje të mundshme.

Gjithçka është në hapat e para dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet. Laçit i intereson një sulmues dhe normalisht për të duhen bërë edhe sakrifica financiare. Manasyan ka shënuar 30 gola në dy kampionet e fundit, ndërkohë që ka arritur të fitojë gjashtë herë titullin kampion me Pjunik dhe Ulises. Karriera e tij është përqendruar pikërisht në Armeni dhe ndoshta në këto momente dëshiron të provojë një aventurë të re jashtë vendit. Bardhezinjtë sezonin e fundit provuan të gjejnë zgjidhje në Brazil për sulmin, teksa u afruan brazilianët Taubate dhe Akuino. Vetëm ky i fundit arriti të realizojë tre gola në Superiore, por me përfundimin e pjesës së parë të kampionatit u largua nga Laçi për t’u rikthyer në Brazil.  

 

Mihran Manasyan

Datëlindja 13 janar 1989

Vendlindja Armeni

Pozicioni Sulmues

Karriera

Sezoni Klubi Minutat Gola

2016/2017 Alashkert 1975 14

2015/2016 Alashkert 1649 16

2014/2015 Alashkert 1528 9

2013/2014 Alashkert 2269 17

2011 Ulisses 251 0

2010 Pyunik 110 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online