Laçi të kujton Atalantën e Serisë A, “i heq të gjithë” dhe sërish mban e vetme nderin e Shqipërisë në Europë

Nëse do të përdornim fjalën model apo projekt afatgjatë, për realitetin shqiptar ndoshta mund të tingëllonte e tepërt. Por nëse ka një fakt në gjithë këto kohë është se krenaria e vetme e Shqipërisë në Europë mbetet Laçi. Pa zhurmë dhe bujë mediatike, por duke treguar sesa i vlen lëkura në fushën e blertë.

Tashmë kjo skuadër po kthehet me fanellë të rëndë në Europë. Rezultatet nuk janë aspak të rastësishme, vetë ekipi e ka kuptuar nivelin e ri ku ka mbërritur. Nëse të gjithë trajnerët e tjerë do të kërkonin të mbanin lojtarët me këmbë në tokë pas duelit me Iskran, Duro guxoi për të dalë në konferencën për shtyp duke u shprehur se Laçi ishte shumë më i mirë dhe nuk duhej ta diskutonte këtë fazë.

Kështu pas barazimit pa gola të marrë në Shqipëri, nuk kalohet në kaos dhe bëhet detyra në transfertë, ashtu siç i ka hije favoritit. Për këdo që mund t’i quaj malazezët shumë të dobët, nëse e shohim vlerën e saj në “Transfermarkt” arrin në 2.9 milionë euro, pra shumë më tepër se rivali që eliminoi Tiranën, Dudelange.

Pa pasur privilegjin e jehonës mediatike si ekipet e kryeqytetit, Laçi arrin që ta rrëmbejë “me dhun.ë” këtë vëmendje në saj të rezultateve të saj. Një histori që të kujton Atalantën e Serisë A. Thuajse në çdo vit kjo skuadër shet yjet që i formon vetë, nga Lushkja dhe te Xhixha. Por në fund arrin sërish që t’i zëvendësojë me disa lojtarë të tjerë “të panjohur”, që brenda pak kohësh kthehen në të shumë kërkuar.

Gjithashtu edhe në Superiore kurbinasit janë për t’u përgëzuar. Pavarësisht se nuk e kanë ngritur ende titullin kampion, por prej disa vitesh janë aty mes skuadrave të vendit të parë, ndryshe nga historitë e tjera ku ekipet që marrin vendin e parë, në sezonin tjetër rrezikojnë edhe zonën e ftohtë. Për të gjitha këto arsye, Laçi sot meriton një BRAVO! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online