Laçi, si “nëndetëse” drejt Vlorës

Tri pikët e marra me Skënderbeun treguan edhe njëherë që Laçi këtë sezon është tjetër ekip dhe mbijetesa nuk do të jetë një problem sikurse ndodhi vjet. Bardhezinjtë e drejtuar nga Gentian Mezani shkojnë në Vlorë me synimin për të marrë pikë, ndërkohë që gjatë kësaj jave klubi kishte vendosur heshtje për shtyp. Asnjë koment për ndeshjen me Flamurtarin, që për Mezanin është një sfidë speciale. Për herë të parë ai e sheh veten si kundërshtar të ekipit të qytetit të tij, por si profesionist dëshiron një fitore të Laçit. Arsyet janë të shumta për këtë, duke nisur nga objektivi i skuadrës së tij e duke përfunduar te mesazhi për vlonjatët, që mund të bëjë mirë edhe ai si trajner i parë. Nuk është nga ata që thotë “unë, unë”, por sot nëse do e pyesë ndokush se kush do donte të triumfonte në fund, atëherë me siguri do të “kthehej” në vlonjat dhe do rrihte gjoksin: “Unë dua të fitoj”. Së bashku me lojtarët do bëjnë maksimumin, që sot në stadiumin “Flamurtari” Laçi të mos dalë pa pikë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe në njëfarë mënyre do i kënaqte kurbinasit, pasi luhet në transfertë dhe me ekipin e vendit të dytë. Ruajtja e diferencës së pikëve me vlonjatët do të ishte pozitive, ndërsa një fitore mrekulli. Te Laçi besojnë tek ato: ia kanë dalë të mposhtin Partizanin në javën e parë kur askush nuk e besonte, ndërsa të dielën mposhtën Skënderbeun, që në kampionat askush nuk e kish bërë. Gjithsesi mesazhi i drejtuesve dhe i stafit teknik gjatë gjithë javës ka qenë i qartë: “Duhet të qëndroni me këmbë në tokë, tri pikët me Skënderbeun nuk janë asgjë”. Në këtë takim Laçi do të ketë sërish mungesa, teksa Bardhi, Eskerda dhe Ademir janë të dëmtuar dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën drejt Vlorë, ndërsa Nika e Kallaku janë në dyshim. Shkodrani ka kryer vetëm dy seanca me grupin, ndërsa 19-vjeçari disa minuta dje. Vladimir Prenga

Formacioni i mundshëm
Selmani – Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini – Xhixha, Lushkja, Jonuzi, Shala – Uzuni, Rexhinaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online