Skënderbe sulmues ndaj Lushnjës, Taku nga minuta e parë

Pas seancës së fundit stërvitore, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka zbuluar formacionin që do të zbresë sot në fushë ndaj Lushnjës. Nga ajo që është mësuar, nuk priten ndryshime në 11-shin fillestar. Risitë janë në mesfushë, ku Muzaka dhe Taku do të luajnë njëri nga e majta dhe tjetri nga e djathta, kurse Nimaga do ta nisë nga stoli. Po ashtu, në sulm rikthehet Ali Soue nga minuta e parë, teksa emrat e tjerë janë ata të zakonshmit. Korçarët do të zbresin në fushë me Shehin në portë, Vangjelin, Aliti, Radasin dhe Jashanicën në mbrojtje, Taku, Lilajn dhe Muzakën në mesfushë, si dhe Gavazajn, Xhejmsin dhe Souenë në sulm. Ky pritet të jetë formacioni i Skënderbeut ndaj Lushnjës. Një ekip sulmues, që tregon qartë se korçarët do të luajnë vetëm për tri pikët në Roza Haxhiu.

Formacioni i Skënderbeut, 4-3-3
Shehi – Vangjeli, Radas, Jashanica, Aliti – Taku, Lilaj, Muzaka – Gavazaj, Soue, Xhejms

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online