Luftëtari, Lika përgatit strategjinë e fitores

 

Trajneri i gjirokastritëve është marrë shumë dje në lidhje me anën taktike, ku ka kërkuar nga të tijtë të bëjnë presing në ndeshjen me Partizanin

Gëzim Beqiri

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, po bën përgatitjet e fundit me ekipin për ndeshjen e nesërme ndaj Partizanit. Gjirokastritët janë të përgatitur për fitore dhe do ta kërkojnë këtë me një lojë sulmuese. Bregu, Abazaj dhe Lamçja më i përparuar në repartin sulmues, do të kërkojnë triumfin ndaj mbrojtjes së Partizanit që duhet pranuar se është reparti më i mirë në ekipin kryeqytetas, duke përfshirë edhe portierin Hoxha. Nëse Luftëtari dallohet në sulm, Partizani dallohet në mbrojtje, por jo se do të ketë nënvlerësim ndaj sulmuesve të kuq. Eitimin e golit do ta kërkojë mbrojtja gjirokastrite ndaj çdo lojtari tjetër, pavarësisht se ku është i vendosur në fushë.
Në stërvitjen e djeshme tekniku Lika ka vepruar me futbollistët si zakonisht, duke luajtur në gjithë gjatësinë e fushës. Ai ka bërë përveç arbitrit, edhe detyrën funksionale të tij, duke bërë shumë ndalesa dhe këshillime në lojën e futbollistëve sa herë që gabonin në veprime dhe në vendosjen taktike. Këmbëngulja e tij ishte që në veprimet mbrojtëse duhet të luhet me presing dhe të ketë një mbulim më të rreptë ndaj kundërshtarit, duke filluar që nga mesfusha. Këshilla të veçanta për shumë futbollistë dhe mënyra e veprimeve sulmuese për të shënuar nga fakti se mbrojtja e Partizanit është shtatlartë, ishin këshillimet e tij në stërvitjen e djeshme. Në ndarjen provizore të djeshme në dy skuadra dukej qartë formacioni, me të cilin do të luajë ndaj Partizanit. Deri në përfundim të lojës trajneri Lika testoi të njëjtët lojtarë dhe vetëm se ndërhyri në lëvizjen e tyre në pozicione të ndryshme. Vetëm një mungesë nga titullarët ka Luftëtari në takimin ndaj Partizanit, Aleksin, për shkak të kartonëve të verdhë. Gjithë të tjerët janë të gatshëm dhe fakti që mund të luanin në ndeshjen e Kupës me Bylisin në Ballsh ditën e mërkurë, tregon se janë në kondicionin e duhur fizik. Donald Rapo do të jetë në formacion, në vend të tij, kështu që nuk do të ketë ndryshime të tjera në formacion apo ndryshim në rreshtimin taktik, krahasuar me takimet e mëparshme. Me ardhjen në drejtim të stolit gjirokastrite, Lika nuk ka bërë shumë ndryshime në formacion. Ai u ka besuar të njëjtëve futbollistë, ku vetëm Toledo i dëmtuar dhe në rastet e ndëshkimit me kartonë është detyruar të ndryshojë formacionin. Vazhdon heshtja e shtypit në ekipin e Luftëtarit, ku ka një përqendrim maksimal në stërvitje. Kështu mund të veprohet deri në përfundim të kësaj faze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online