Laçi është gati të përballet me Anorthosis Fagamusta. Trajneri Besnik Prenga e kishte pranuar që shorti nuk kishte qenë bujar me ta, por gjithsesi do të provojnë shanset e tyre. Mungesa e vetme në këtë takim është ajo e Abdurrahman Fangajt, i cili është dëmtuar gjatë fazës përgatitore.
Stafi teknik ka drejtuar seancën e fundit stërvitore sot dhe ekipi nuk është ngarkuar shumë. Fokusi ka qenë te taktika dhe goditjet standarde. Sa i takon formacionit, do të jetë ai i përdorur në ndeshjet miqësore. Kapiteni Selmani do të jetë në mbrojtje të katërkëndëshit, kurse në të djathtë të prapavijës do të luajë Hadroj, një debutues.
Gjoni dhe Hoxhallari do të luajnë në qendër, kurse në të majtë i zakonshmi Sefgjini. Mesfusha nis me kroatin Eller para mbrojtjes. Lushkja dhe Jonuzi do të luajnë krah tij, ndërsa nga krahët pritet ta nisin nga fillimi Uzuni dhe Shtubina. Vice Kendes do të luajë i vetëm në sulm.
Formacioni i Laçit
Selmani ; Hadroj, Gjoni, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Heller, Jonuzi; Shtubina, Uzuni, Kendes. Trajner: B.Prenga
Formacioni i Anorthosis
Felgueiras; Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze, Xhurish, Viktor, Sise, Sotiru, Pranjiç Igiebor. Trajner: R.Levi