Laçi mund bardheblutë dhe i prish festën e titullit Tiranës, Partizani e fiton derbin me 10 lojtarë pa luajtur 45 minutat e dyta ndaj Dinamos

Pasi i prishi festën e inaugurimit të stadiumit Kukësit, Shpëtim Duro kishte një tjetër mision, Tirana nuk duhej të festonte para syve të tij. Sërish kishte sukses pasi Laci arriti të fitonte me bardheblutë në shifrat 1-0. Super goli i Guindo në minutën e 13 vendosi për të sjellë tre pikët te kurbinasit në këtë ndeshje të veçantë, ku stadiumi kishte një shifër të kënaqshme të tifozëve.

Nga krahu tjetër shumë emocione kishte edhe në derbin mes Partizanit dhe Dinamos që përfundoi 3-1. Të kuqtë dukej se do ta kishin të lehtë pasi shënuan 2 gola në vetëm 4 minuta me atë të Junior dhe Tedi Cara. Kur pritej rritja e diferencave, një prekje e topit me dorë te Matondos në të 36, solli ndërhyrjen e VAR.

Lojtari u ndëshkua me karton të verdhë për herë të dytë, duke lënë fushën e lojës dhe braktisur Partizanin, që mbeti me 10 lojtarë. Ndërkohë Ibrahimi realizoi qetësisht nga 11-metrat. Pjesa e dytë foli e gjitha për Dinamon, me Partizanin që u mbrojt në 30 metrat e fundit. Megjithatë ekipi i Vanolit ishte tërësisht i paqartë dhe nuk dinte se çfarë të bënte me topin në sulm. Për 45 minuta të tëra ishte Partizani i mbyllur në mbrojtje dhe në minutat shtesë, pas një gabimi të Lilajt, Tedi Cara u gjend përballë Simonit dhe e mposhti me një parabël. /Sport Ekspres/

Laci-Tirana 1-0 Guindo 13′

13′ Goooooool! Guindo dhuron “show” duke goditur nga distanca për të gjetur cepin e rrjetës, Bekaj e kishte të pamundur për të reaguar, Laci-Tirana 1-0.

Laçi:Dajsinani, Roganovic, Malota, Velkoski, Ziko, Deliu, Shehu, Velija, Guindo, Mazrekaj, Adeleke

Tirana:Bekaj,Tosevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Limaj, Toli, Totre, Seferi, Devid, Gjumsi

Partizani-Dinamo 3-1 26′ Junior, 30′ Tedi Cara/ Ibrahimi 38′ p

36′ Gooool! Ndryshohen fatet në derbin e kryeqytetit. Një prekje me dorë nga Matondo dhe arbitri e sheh në VAR duke akorduar penallti dhe kartonin e verdhë, ishte i dyti, duke lënë Partizanin me 10 lojtarë. Ibrahimi shfaqet i qetë para Hoxhës duke gjetur rrjetën për ta hedhur në krahun e kundërt.

30′ Gooool! Dinamo e mbyll ndeshjen para kohe.Një top perfekt vjen për te Tedi Cara që i vetëm përballë Simonit, gjen rrjetën.

26′ Goool! Një tjetër gabim foshnjarak në mbrojtjen e Dinamos. Marku ndodhet në zonë dhe shërben për te Junior, që me kthesën e menjëhershme gjen rrjetën, Partizani-Dinamo 1-0.

Partizani:Hoxha, Belica, Bitri, Marku, Hadroj, Massanga, Rrapaj, Kallaku, Cara, Stenio Junior, Skuk

Dinamo: Simoni, Imami, Sidibe, Malikji, Siljanovski, Demiri, Samake, Fejzulla, Haxhiu, Ibraimi, Reginaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online