Laçi mbyll llogaritë, feston edhe sulmuesi kryesor

Një shëtitje e bukur për Laçin, që nuk ka vuajtur shumë ndaj Lushnjës sot, duke marrë tre pikë të çmuara në garën për vendin e katërt në Superiore.

Kundër Lushnjës fitorja ishte detyrim dhe ajo erdhi, pa shumë lodhje. Vetëm 37 minuta zgjati rezistenca lushnjare dhe Shtubina zhbllokoi rezultatin, ndërsa rreziqet në portën e Laçit ishin të papërfillshme.

Në pjesën e dytë Laçi mbylli gjithçka në minutat  76 e 78 me të zakonshmin Rexhinaldo, ndërsa Lusnja shënoi golin e nderit me Monen në minutën e 82-të.

Laçi – Lushnja     3-1

Shënues: Shtubina 37′, Rexhinaldo 76′ pen., 78′ / Mone 82′

Laçi: Selmani, Sefgjini, Fangaj, Gjoni, Lulaj, Jonuzi, Lushkja, Shtubina (Zogaj 81′), Uzuni, Rexhinaldo, Bushi (Prodani 58′). Trajner: Gentian Mezani. gatshëm: Vata, Xhixha, Nika, Shala.

Lushnja: Bejte, Magani, Mone, Marku, Koreshi, Taullau (Ademi 87′), Gava (Haxhiu 46′), Papa, Branica (Armando Çela 86′), Alushi, Sefa. Trajneri: Ilir Gjyla. gatshëm: Spaho, Meto, Dervishi, Pergjini.

Kartonë të verdhë: Rexhinaldo 65′ / Magani 17′, Marku 45’+1, Taullau 57′

Gjyqtarët: O. Kuka, D. Rexha, R. Shaba. K. Kola.

Delegat: A. Tafaj; Vëzhgues: F. Tare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *