Laçi mbyll Europën, Uzuni dhe Selmani larg kurbinasve

Nëse flasim objektivisht, skuadra e Laçit do të mbyllë sot aventurën në Europa League pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Moldes me rezultatin 3-0 në Norvegji. Subjektivisht, në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe laçianët kanë ende shanse.

Një ndër dilemat e mëdha që ngrihen pas mbylljes së kapitullit të europës ka të bëjë me të ardhmen e disa prej protagonistëve kryesorë të ekipit. Kapiteni Gentian Selmani dhe mesfushori me tipare sulmuese Myrto Uzuni me shumë mundësi do të mbyllin aventurën e tyre me ekipin e Pashk Laskës. Të dy janë në qendër të merkatos dhe kanë mundësi të largohen jashtë vendit.

Presidenti i klubit nuk do që t’i prishë punë, por njëkohësisht do të nxjerrë dhe të ardhura të mira prej tyre. Një tjetër dilemë e madhe e kurbinasve është e ardhmja e trajnerit Besnik Prenga. Marrëdhënia e tij me presidentin Pashk Laska është shumë e mirë, por gjasat që ai të qëndrojë në Shqipëri janë të vogla për arsye familjare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *