Laçi mahnit ndaj Luftëtarit, kualifikimi gati i sigurt

Laçi ka arritur që të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit kanë arritur që të mundin në shtëpinë e tyre me rezultatin 3-0 skuadrën e Luftëtarit, duke marrë një rezultat shumë të favorshëm, pasi në ndeshjen e kthimit do u duhet të menaxhojnë këtë rezultat shumë të favorshëm për të avancuar më tej. Skuadra e Gentian Mezanit arriti që të kalonte që në pjesën e parë dy herë në avantazh, teksa fillimisht ishin Nika dhe Rexhinaldo në harkun kohor të 7 minutave. Në fraksionin e dytë ishte Qaqi ai që vulosi rezultatin e përgjithshëm 3-0, duke i venitur shpresat e miqve, pavarësisht se të besuarit e Likës synuan deri në minutën e fundit që të gjenin së paku një gol për të shtuar shanset e tyre për kualifikim.

 

LAÇI – LUFTËTARI      3-0

Shënues: Nika 23′, Rexhinaldo 30′, Qaqi 79′

LAÇI: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina, Eskerda (Xhixha 73′), Nika (Bardhi 85), Uzuni, Rexhinaldo (Shala 90+3′). Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Vata, Beqaj, Zogaj.

LUFTËTARI: Ruçi, Xhekson, Beqiri, Jakovljeviç, Liçaj, Aleksi, Ramadani (Aurelio 67′), Rroca (Rapo 78′), Bregu, Abazaj (Minga 61′), Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika. Të gatshëm: Kristof,Toledo.

Kartonë të verdhë: Fangaj 50′, Shtubina 58′, Nika 73’/ Ramadani 16′, Beqiri 38′, Aleksi 66′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online