Laçi-Kukësi betejë e vërtetë, Kastrioti për të lënë fundin

Dy barazime në përballjet e para të javës së dhjetë të Superiores. Kamza-Tirana dhe Flamurtari-Teuta u mbyllën në barazim 1-1, ndërkohë që sot Laçi përballet me Kukësin dhe Kastrioti me Luftëtarin. të dyja luhen në fusha asnjanëse.

Në Elbasan kurbinasit do kërkojnë triumfin ndaj Kukësit për të rimarrë vendin e tretë. Bardhezinjtë nuk kanë Xhixhën të pezulluar, ndërkohë që gjatë kësaj jave ka pasur shqetësime edhe Nikola Eller. Me gjasa i riu Smaçi do të luajë në treshen e mesfushës. Në sulm pritet Altiparmakovski, i cili do të ketë mbështetjen e Shtubinës dhe Lushkjes. Mbrojtja mbetet e pandryshuar, sikurse edhe kapiteni Selmani në portë.

Kukësi luan me formacionin standard me rreshtimin 4-4-1-1. Zguro pritet të marrë vendin e Rrumbullakut të dëmtuar, ndërkohë që Cungu sa herë luan përballje të forta preferon Dzarian para Limajt. Eksperienca është e rëndësishme për të përballuar ndeshje të tilla. Pjesa tjetër e formacionit është ajo e zakonshmja.

Kategoria Superiore – Java 10
E diel, më 28 tetor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

LAÇI-KUKËSI

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Najdenov, Smaçi, Lushkja, Shtubina, Altiparmakovski. Trajner: Artan Mërgjyshi.
Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Dzaria, Uilliam, Shafik Tigruxha, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Laver Alla, Dojando Myftari, Fatmir Lamaj, Hermal Llapra
Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Fatmir Tare

Stadiumi “Redi Maloku” është shtëpia e Kastriotit këtë sezon dhe krutanët synojnë të fitojnë me Luftëtarin, ekipin e vetëm që kanë mposhtur këtë sezon. Trajneri Stavri Nica duhet të presë javën tjetër për të debutuar, pasi është i pezulluar. Ai ka bërë disa ndryshime në formacion.

kështu kapiteni Lila e nis nga minuta e parë, kurse Domgjoni pozicionohet në të majtë. Mesfusha është ajo e fillimsezonit, me Çutrën që rikthehet titullar krah Mziut dhe Shehut. Roxher dhe Bardhi do të luajnë nga krahët, kurse Marku do të mbajë peshën kryesore në sulm.

Luftëtari nga ana tjetër nuk ka Liçajn dhe Oltion Rapa do të kthehet të luajë në të djathtë të prapavijës. Janiçiç rikthehet nga dëmtimi dhe pritet krah Hoxhës në qendër të mbrojtjes. Ymeraj është ai që sakrifikohet për Rrocën, i cili do të ketë detyrën të ndërtojë manovrën sulmuese.

Kategoria Superiore – Java 10
E diel, më 28 tetor 2018, ora 14:00

Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI-LUFTËTARI

Kastrioti: Kuka, Husein, Lila, Çela, Domgjoni, Shehu, Mziu, Çutra, Roxher, Bardhi, Marku. Trajner: Stavri Nica
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Rapo, Rroca, Radoviç, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ani Koçiaj, Herald Lisaku, Klodian Shahini
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *