Edhe Teuta e Vllaznia u besojnë lojtarë të rinj në moshë. Pak të rinj te Skënderbeu e Flamurtari, ndërsa Partizanit i ka mbetur ora te Bardhi
Blerim Jahaj
Tetë lojtarë deri në 21 vjeç, të cilët po aktivizohen thuajse të gjithë rregullisht: është Laçi klubi që po punon më shumë për të ardhmen e futbollit shqiptar. Gentian Selmani është i paprekshëm në portë, duke luajtur çdo ndeshje dhe duke u bërë kapiten, ndërsa Fangaj është gjithashtu i paprekshëm në formacionin kurbinas. Uzuni është jashtë moshës U-21 te Laçi, por është vetëm 22 vjeç dhe që tani duket gati për një ekip të rëndësishëm, brenda apo jashtë Shqipërisë.
Edhe Teuta është aty pranë, sepse ka disa lojtarë mjaft premtues, të cilët po aktivizohen rregullisht, ashtu si dhe Vllaznia, që si gjithnjë beson te talentet, herë nga qejfi dhe herë nga halli.
Në kontrast të fortë është Skënderbeu, që nuk beson te të rinjtë, edhe pse Gripshi dhe Demte, apo edhe Sahiti, janë investime të rëndësishme të klubit korçar. Të tjerët? Vetëm Flamurtari ka 3 lojtarë të rinj që luajnë rregullisht, ndërsa Partizanit i ka mbetur ora te Jurgen Bardhi.
FËMIJET E TMERRSHËM
LOJTARI Mosha Min. Nd.
R.Xhixha (Laçi) 19 410 11
S.Kallaku (Laçi) 19 346 12
D.Bushi (Laçi) 19 192 8
G.Selmani (Laçi) 19 1260 14
A.Fangaj (Laçi) 20 1260 14
K.Bardhi (Laçi) 21 642 11
F.Jonuzi (Laçi) 21 1208 14
R.Lushkja (Laçi) 21 593 13
B.Demte (Skënderbeu) 19 16 2
N.Gripshi (Skënderbeu) 20 35 4
L.Sidibe (Flamurtari) 20 1082 13
A.Hyseni (Flamurtari) 20 213 7
S.Kamara (Flamurtari) 20 660 14
A.Mumajesi (Kamza) 20 278 11
V.Ethemi (Kukësi) 20 606 13
J.Bardhi (Partizani) 20 614 13
R.Karimi (Teuta) 19 321 5
E.Kastrati (Teuta) 20 900 10
D.Bilali (Teuta) 21 230 5
E.Hakaj (Teuta) 21 805 9
A.Beqaj (Teuta) 19 155 6
K.Abazaj (Luftëtari) 21 1111 13
A.Sherri (Vllaznia) 19 360 4
A.Kalaja (Vllaznia) 21 308 10
E.Çinari (Vllaznia) 21 782 12
A.Krymi (Vllaznia) 21 716 9