Laçi ka arritur që të mundë Kamzën në shtëpi me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes. Skuadra e Klodian Duros nuk ka mundur që t’i bëjë rezistencë ekipit të Mërgjyshit, që është treguar kërkues deri në sekondat e fundit, ku ka gjetur dhe golin.
Skuadrat ishin të vendosura mirë në fushën e lojës dhe kujdeseshin më shumë që të mos pësonin. Vendasit ishin disi më të rrezikshëm, pasi me Martinenën tentuan që të ngacmonin më shumë në portën e Selmanit.
Laçi ndonëse ishte më pak i rrezikshëm gjatë ndeshjes, në fund ka mundur që të marrë pikët e plota, pasi Shtubina ka shfrytëzuar maksimalisht një harkim të Hadrojt në sekondat e fundit të ndeshjes.
Kamza pëson humbjen e dytë radhazi, ndërsa në krahun tjetër është Laçi që vijon të ruajë ritmin pa humbje, por këtë herë ndahet nga barazimet dhe merr një sukses që e çon në kuotën 10 pikëve.
KAMZA 0-1 LAÇI
Shënues: Shtubina 90+3′
GOLI
90+3′ – Hadroj ka këmbëngulur nga e majta dhe ka harkuar në zonë, ku Shtubina nuk ka gabuar me kokë dhe ka shënuar golin e avantazhit.
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Malaj, Orelesi, Mehmeti, Plaku (Zisi 14′), Fukui, Martinena (Roloviç 61′). Trajner: Klodian Duro. Të gatshëm: Kirev, Mumajesi, Rezi, Fejzaj, Bonani.
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Smaçi 70′), Lushkja, Shtubina, Xhixha (Bushi 83′), Altparmakovski (Hadroj 67′). Trajner: Artan Mërgjyshi. Të gatshëm: Hasanbelli, Prengaj, Deliu, Berisha.
Kartonë të verdhë: Teqja 66′
Gjyqtarë: Olsi Sokoli, Nertil Bregasi, Arbër Zalla, Kreshnik Cjapi
Delegat: Alban Tafaj; Vëzhgues: Arjan Mali