Laci afron lojtarin që ka luajtur edhe në Botëror me Nigerinë, kurbinasit vazhdojnë me zbulimet për Superioren

0

Laçi është gjithmonë skuadra që merr lojtarë të huaj për t’i zbuluar në Superiore. Thuajse në asnjë rast kurbinasit nuk marrin futbollistë të afirmuar nga klubet e tjera shqiptare, por i zbulojnë vetë ato para se ti shesin dhe të përfitojnë ekonomikisht. Një element i ri është afruar te Laçi pasi e ka kaluar provën me sukses.

“Supersport” raporton se Michael Babatunde ka gjetur marrëveshjen dhe së shpejti do të firmos kontratën. Futbollisti 29-vjeçar ishte pa skuadër dhe herën e fundit ka qenë pjesë e Ëydad AC. Mesfushori nga Nigeria ka luajtur 11 ndeshje me fanellën e Kombëtares, dy prej të cilave i ka pasur në Botëror. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.