La Realin për Interin, Hakimi publikon mesazhin prekës: Madridi është shtëpia ime, aty u rrita si lojtar

0

Açraf Hakimi kaloi tek Interi për shifrën 40 milionë euro, pasi kishte qëndruar 14 vjet në Bernabeu. Ky transferim ishte i domosdoshëm për lojtarin, pasi nuk mundi të gjente mjaft hapësira tek kryesuesit e La Ligës.

Një largim i tillë pas shumë vitesh padyshim ështe një nga më të vështirat për çdo lojtar dhe këte Hakimi e ka shprehur më një postim në rrjetin social, Instagram. Mbrojtësi i krahut te majtë me origjinë marokene deklaroi se do t’i jetë përherë mirënjohës madrilenëve.

“Real Madridi ështe shtëpia ime. Aty u edukova si njeri, por edhe u rrita si lojtar. Falënderoj gjithë stafin, që nga presidenti deri tek punonjësit e klubit për mbështetjen e madhe që më kane dhënë keto vite. Së fundmi dua të falënderoj edhe tifozët që me kanë përkrahur në çdo ndeshje. Edhe unë do t’i mbështes gjithmonë. Shumë faleminderit Real Madrid!”- ishte teksti i shkruar nga Hakimi ditën e sotme. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.