La pas sezonin më të mirë në karrierë, Myrto Uzuni është lojtari më i shtrenjtë në Hungari

Ky që përfundoi mund të quhet pa frikë sezoni më i mirë në karrierë për Myrto Uzunin. Sulmuesi shqiptar preku me dorë ëndrrën për të qenë pjesë e grupeve të Champions League, ku madje edhe shënoi kundër Juventusit. Gjithashtu në rrugën drejt Champions-it pati edhe merita të veçanta në kalimin e tureve, teksa disa herë rezultoi vendimtar me golat e tij.

Ndërkohë suksesi e ka përndjekur gjithashtu edhe në kampionat, ku u shpall kampion me Ferencvaroshin e tij. Një titull ky në të cilin futbollisti beratas ka derdhur një kontribut të çmuar, pasi numëron plot 12 gola dhe 6 asiste. Statistikat dhe paraqitjet në fushën e lojës kanë bërë që kartoni i Myrto Uzunit të rritet ndjeshëm.

Sipas portalit të specializuar për transferime dhe për vlerat e lojtarëve, “Transfermarkt”, vlera aktuale e futbollistit të Kombëtares shqiptare është 3 milionë euro, ndërsa më parë ka qenë vetëm 2.2 milionë. Një shifër e tillë e rendit Uzunin në krye të listës së lojtarëve më të shtrenjtë të kampionatit hungarez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *