“Ky nuk është Milani im”! Ibrahimoviç mendon largimin nga kuqezinjtë: Nuk luaj për kontratë, kam nevojë për objektiva

E ardhmja e Zllatan Ibrahimoviç me shumë ngjasa do të jetë larg Milanit. Pas ndeshjes me Juventusin sulmuesi suedez e nënkuptoi diçka të tillë, duke thënë se mund të ishte e fundit me kuqezintjë. Por Ibra vjen me një tjetër deklaratë, këtë herë në një intervistë për “Sportmediaset”. “Ky nuk është Milani im”, e nis shtatlarti 38-vjeçar që thekson gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen “djajtë”, të cilët janë shumë larg lavdisë së dikurshme dhe tashmë luftojnë për një vend në “Europa League”.

“Ky nuk është Milani im. Mund ta them sepse unë kam qenë këtu 10-11 vjet më parë, kur isha i ri. Natyrisht që nuk është i njëjti Milan si më parë. Është një organizim krejtësisht i ndryshëm, ata bëjnë gjëra të ndryshme dhe skuadra nuk është e njëjta. Ndoshta objektivat janë të ndryshëm tani. Unë dua ta shoh Milanin të luftojë për vendin e parë, të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të ketë kampionët si ekip.

Qendrimi te kuqezinjtë? Varet se cilat janë qëllimet. Ne kemi nevojë për objektiva dhe stimuj për të luajtur për diçka. Unë nuk luaj për kontrata, sfidat e lojës dhe për të marrë një rezultat për punën”, ka thënë Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online