“Ky grup është për qejf”, presidenti i Federatës Polake të Futbollit: Ne marrim edhe vendin e parë

Shqipëria do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit kundërshtarë si Anglia, Polonia dhe Hungaria. Nëse kjo e fundit e ka vlerësuar së tepërmi kombëtaren shqiptare, dy kokat e grupit nuk ndajnë të njëjtin mendim. Së fundmi ishte Zbigniew Boniek, presidenti i Federatës Polake të Futbollit i cili në një intervistë për mediat e mbyll garën për vendin e dytë përpara kohe.

“Jam shumë i lumtur dhe ky grup është për qejf. Nuk do të duhet që të fluturojmë nga 7 orë për ndeshje. Sigurisht që këtu është një favorit i caktuar, por dihet që edhe favoritët kanë probleme në futboll. Të gjithë rivalët e tjerë përveç Anglisë janë brenda mundësive tona. Nëse nuk do të zëmë vendin e dytë do të jetë dështimi ynë, sepse kemi mundësi ta marrim këtë pozicion me qetësi, madje të përpiqemi që të luftojmë edhe për të parin. Grupi ynë është shumë interesant sa i përket pjesës së sportit dhe marketingut”, tha Boniek. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online