E mbani mend Xhekson Martinez? Bën mbylljen më të çuditshme të karrierës, gjeti pasionin tjetër

Xhekson Martinez ka bërë një mbyllje më të shpejtë nga çfarë ishte planifikuar sa i përket karrierës së futbollit. Djaloshi i ardhur nga Independiente Medellin do të vinte në Europë duke e provuar aventurën tek Porto. Pas shkëlqimit të arritur në Portugali, do të ishte ekipi i Simeones që derdhi 35 milionë euro për ta blerë kartonin e tij. Më pas do të niste edhe një tjetër transferim duke përfunduar te Gunagzhou Evergrande për 42 milionë euro.

Klubi i tij i fundit ishte Portimonense në Portugali, atje ku realizoi 12 gola në 52 ndeshje. Ajo që duhet theksuar është fakti se Martinez ka pasur gjithmonë vëmendjen e klubeve të njohura në Europë. Por arsyeja se përse 34-vjeçari ka zgjedhur që të përfundojë karrierën është shumë e veçantë. Kur lojtarët dëmtohen kalojnë edhe pjesën më të vështirë të jetës së tyre, duke pritur me padurim që të kthehen në fushën e lojës. Por gjatë dy dëmtimeve të rënda dhe operacioneve që ka kryer Martinez, do të gjente pasionin e ri.

Kështu do të niste që të shkruante dhe kompozonte, për t’i nisur ideja e hyrjes në muzikë. Dhe kështu fillimi i karrierës në skenën muzikore solli edhe fundin në karrierën futbollistike. Nëpërmjet një postimi të fundit në “Instagram” Martinez i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij, duke dalë përfundimisht nga futbolli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online